Mat

  • Home
  • Premtime
  • Lajme
  • Komente
  • Punë që po bëhen
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Denoncime
  • Sygjerime

MAT/ Stuhia e verës izolon 600 banorë në Mat, dëme të mëdha në bujqësi

Oct 16, 2018 besmir Denoncime, Komente, Lajme, Premtime, Punë që po bëhen, Sygjerime, Vendimet e Këshilit Bashkiak 0


Stuhia e pasdites së të hënës e shoqëruar me reshje të dendura shiu e breshëri ka lënë pasoja në fshatrat e Matit. Rreth 600 banorë në njësinë Administrative Rukaj janë izoluar për shkak të shkatërrimit të një ure, ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bujqësi! Bashkia Mat thotë se ka marrë masa provizore për të rikthyer dhe evidentuar të gjithë pasojat.

Rreth 600 banorë kanë mbetur të izoluar në mes të verës në fshatin Laç të Matit pasi stuhia e fillim javës dëmtoi thuajse plotësisht një urë të vogël mbi përroin e Blazit.

“Është shembë një urë këmbë këtu, kalonin dhe me makinë.Është bërë humnerë”. 

Tre orë breshër, që siç thonë banorët nuk ishte parë ndonjëherë në këto anë, dëmtuan prodhimet bujqësore dhe pemët frutore.

Fermerët thonë se këtë vit i kanë humbur të gjitha.

“Na ka shkaktu dëme në të mbjella, ka prishur kanalin vaditës, rrugët, ujin e pijshëm”.

Administratori i njësisë Rukaj në Bashkinë e Matit, Rasim Hoxha, tha se dëmet në infrastrukturë janë të mëdha në të gjithë zonën.

Ura, rrugë dhe kanale vaditëse janë dëmtuar, krahas prodhimeve bujqësore.

Rasim Hoxha: Ka prishur rrugën kryesore që lidh fshatin Bruq me fshatin Laç dhe Urakë. Janë pothuajse të izoluara nga qendra. Ka bërë dëmtime në të gjithë rrugët e njësisë administrative Rukaj.

Njësia administrative thotë se ka marrë masa për të nxjerrë zonën nga izolimi, po zgjidhja e problemeve që la pas furtuna në Mat kërkon ndërhyrje të gjithanshme.

 


  • tweet
Nis rehabilitimi i aksit rrugor Burrel-Klos Shqiptarë, duhet të Lëvizim. Të kërkojmë llogari

besmir

Related articles
  • Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia shpenzoi 18 milionë lekë
    Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia...

    May 13, 2019 0

  • “Fshati i harruar” në Mat, 20 vite pa energji elektrike
    “Fshati i harruar” në Mat,...

    Apr 20, 2019 0

  • Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë rrugë
    Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë...

    Mar 06, 2019 0

  • Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e Matit ujë me para për bujqit
    Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e...

    Feb 22, 2019 0

More in this category
  • Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia shpenzoi 18 milionë lekë
    Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia...

    May 13, 2019 0

  • “Fshati i harruar” në Mat, 20 vite pa energji elektrike
    “Fshati i harruar” në Mat,...

    Apr 20, 2019 0

  • Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë rrugë
    Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë...

    Mar 06, 2019 0

  • Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e Matit ujë me para për bujqit
    Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e...

    Feb 22, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te fundit

  • Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia shpenzoi 18 milionë lekë
    Klos, ujësjellësi nuk punon/ Bashkia shpenzoi 18 milionë...

    May 13, 2019 0

  • “Fshati i harruar” në Mat, 20 vite pa energji elektrike
    “Fshati i harruar” në Mat, 20 vite pa energji...

    Apr 20, 2019 0

  • Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë rrugë
    Denoncimi/ Banorët e Matit nuk kanë rrugë

    Mar 06, 2019 0

  • Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e Matit ujë me para për bujqit
    Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e Matit ujë me para...

    Feb 22, 2019 0

  • Tërmeti në Mat, lëvrohet fondi për dëmshpërblimin e familjeve
    Tërmeti në Mat, lëvrohet fondi për dëmshpërblimin e...

    Dec 26, 2018 0

  • Mat/ Fshati Stojan dikur vuante për urë, sot për rrugë
    Mat/ Fshati Stojan dikur vuante për urë, sot për rrugë

    Dec 10, 2018 0

  • Mat/ Fshati Stojan po braktiset nga banorët: Nuk ka rrugë automobilistike
    Mat/ Fshati Stojan po braktiset nga banorët: Nuk ka rrugë...

    Dec 04, 2018 0

  • Momente të frikshme nga Gramshi, fshati rrezikon të zhduket (foto)
    Momente të frikshme nga Gramshi, fshati rrezikon të...

    Dec 02, 2018 0

All rights reserved