Dec 26, 2018 unemonitoroj unemonitoroj Lajme, Punë që po bëhen 0
Vendimi/ Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka lëvruar fondin për dëmshpërblimin e rreth 314 familjeve që u dëmtuan nga termeti me 11 Gusht të këtij viti në qarkun e Dibrës. Prefekti i Qarkut Nexhbedin Shehu tha se fondi prej afro 75 milionë lekë të rinj ka kaluar në thesar dhe do të shpërndahet nëpërmjet Postës Shqiptare për familjet e dëmtuara.
Prefekti tha se, sipas ligjit, dëmshpërblimi nga qeveria është në masën 50% të vlerës së dëmit, kurse me 1% të vlerës dëmshpërblen pushteti vendor. Tërmeti i rënë me 11 Gusht të këtij viti kishte epiqendër në Mat, ku shkaktoi më shumë dëme kryesisht në banesa. Disa familje mbeten në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u rrënuan nga lëkundjet e tërmetit.
May 13, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Mar 06, 2019 0
Feb 22, 2019 0
May 13, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Mar 06, 2019 0
Feb 22, 2019 0