Mar 06, 2019 unemonitoroj unemonitoroj Denoncime, Lajme 0
Banorët e lagjes “Dardhë” në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit vuajnë për 300 metra rrugë. Kjo zonë ndodhet pranë rrugës nacionale Klos – Burrel, por banorët duhet të udhëtojnë gjatë për të dalë në këtë aks. Problematika më e madhe është transportimi në treg i prodhimeve bujqësore ndërsa përveç rrugës, banorët vuajnë edhe mungesën e ujit për vaditje.
”Qysh ka kthy sistemi nuk ka vu kush dorë asnjëherë, për 300 metra rrugë ne i bëjmë për 10 kilometra për të gjitha prodhimet e bujqësisë dhe për mbetjet organike që e çoj në toka” thote nje banor.
”Uji për të vaditur të mbjellat është mbuluar me shpenzimet tona askush nuk ka vënë dorë për këtë gjë” shtoi një banor tjetër
Banorët i bëjnë apel bashkisë Klos që të marrë masa për të investuar në këtë rrugë e cila është kthyer në një pengesë të përditshme për jetesën e tyre.
May 13, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Feb 22, 2019 0
Dec 26, 2018 0
May 13, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Feb 22, 2019 0
Dec 26, 2018 0