Apr 20, 2019 unemonitoroj unemonitoroj Denoncime, Lajme 0
Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat. Ka një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverive për investime, shkruan “OraNews”.
Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.
Banor: “Nuk ka drita prej 20 vitesh. Janë këputur telat.”
Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të. Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.
Banor: “Kanë vdekur njerëz në këtë urë.”
Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.
May 13, 2019 0
Mar 06, 2019 0
Feb 22, 2019 0
Dec 26, 2018 0
May 13, 2019 0
Mar 06, 2019 0
Feb 22, 2019 0
Dec 26, 2018 0