Bashkia Elbasan

  • Kthehu në faqen kryesore

  • Home
  • Premtimet
  • Premtimet Sipas Njesive
    • Fushë Mbret
    • Krastë
    • Kusarth
    • Lagjia Vullnetari
    • Takim me fëmijët
    • Takim me gratë
    • Takim me gratë intelektuale
    • Takim me komisionin qytetar
  • Lajme
  • Komente
  • Pune qe po behen
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Denoncime
  • Sygjerime
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ministri Klosi dhe kreu i Këshillit të Europës mbjellin pemë në Elbasan

Mar 17, 2018 unemonitoroj Lajme, Sygjerime 0


Share

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch dhe të rinj të komuntetit rom mbollën 150 pisha të reja në Krastë të Elbasanit. Mbjellja e fidanëve të rinj u bë në një zonat e dëmtuara si pasojë e zjarreve, duke kontribuar kështu në rehabilitimin e pyllëzimin e saj.

Programit të gjelbërimit me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 i është bashkuar edhe kreu i këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukurch.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se mbjellja e fidanëve është një bashkëpunim i frytshëm me Bashkinë e Elbasanit dhe të rinjtë romë, duke shërbyer edhe si formë edukimi për mjedisin.

Blendi Klosi: “Është një mundësi më shumë që këta të rinj, të dashurojnë mjedisin dhe të fillojnë të mendojnë që pemët, pylli, sidomos drurët frutorë, janë një mundësi e artë për të krijuar mjete jetese edhe për këtë komunitet”.

Së shpejti në të gjitha nivelet e arsimit do të hyjë kurrikula për edukimin mjedisor.

Blendi Klosi: “Përgatitja e një kurrikule pranë shkollave për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me një dashuri më të madhe për natyrën, për një mjedis të përbashkët të cilin ne duhet ta mbrojmë me çdo kusht, është pjesë e punës sonë. Shumë shpejt ne do të kemi një program të posaçëm për të pasur kurrikula për edukimin mjedisor që nga klasat e para të shkollave deri në universitete”.

Kreu i Këshillit të Evropës në Tiranë theksoi angazhimin e Këshillit të Europës në promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit duke shtuar se kjo ngjarje shënon një vlerë simbolike dhe në të njëjtën kohë apelon për pjesëmarrjen e romëve në veprime të tilla të komunitetit dhe angazhimin e tyre të mëtejshëm në nivel lokal.

Ndërsa përfaqësuesi i Institutit të Kulturës Rome tha se përfshirja e të rinjve të këtij komuniteti do të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit në kuadër të programit ROMACTED./abcnews.al

Share

  • tweet
Bashkitë, sistem të unifikuar për koston e tarifën e mbetjeve E turpshme! Pasi bënë piknik për Ditën e Verës, qytetarët lanë pas pirgje me mbeturina (foto)

unemonitoroj

Related articles
  • Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja për rrugën e Gjinarit
    Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja...

    Apr 24, 2018 0

  • Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do rikonstruktohen të gjitha rrugët dytësore të qytetit
    Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda...

    Apr 23, 2018 0

  • Situatë alarmante në lumin Shkumbin, niveli i ndotjes në shumë herë mbi normalen
    Situatë alarmante në lumin Shkumbin,...

    Apr 23, 2018 0

  • Korpusi i Vullnetarëve aksione pastrimi për Ditën e Tokës
    Korpusi i Vullnetarëve aksione...

    Apr 23, 2018 0

More in this category
  • Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja për rrugën e Gjinarit
    Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja...

    Apr 24, 2018 0

  • Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do rikonstruktohen të gjitha rrugët dytësore të qytetit
    Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda...

    Apr 23, 2018 0

  • Situatë alarmante në lumin Shkumbin, niveli i ndotjes në shumë herë mbi normalen
    Situatë alarmante në lumin Shkumbin,...

    Apr 23, 2018 0

  • Korpusi i Vullnetarëve aksione pastrimi për Ditën e Tokës
    Korpusi i Vullnetarëve aksione...

    Apr 23, 2018 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja për rrugën e Gjinarit

Abuzimet, dërgohet për gjykim dosja për rrugën e Gjinarit

Apr 24, 2018 0

ShareProkuroria ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Elbasanit dosjen për rrugën e Gjinarit. Në këtë çështje akuzohen 11 persona dhe 3 shoqëri tregtare për abuzime lidhur me rrugën. Për gjykim janë dërguar Dashamir Xhika, Andi Toma, K. Hysa, Rezarta Bokçiu, Lek Tushaj, Astrit Qafa,...
Read More
Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do rikonstruktohen të gjitha rrugët dytësore të qytetit

Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do...

Apr 23, 2018 0

Situatë alarmante në lumin Shkumbin, niveli i ndotjes në shumë herë mbi normalen

Situatë alarmante në lumin Shkumbin, niveli i...

Apr 23, 2018 0

Korpusi i Vullnetarëve aksione pastrimi për Ditën e Tokës

Korpusi i Vullnetarëve aksione pastrimi për...

Apr 23, 2018 0

Në Ditën e Tokës, duke i shërbyer Tokës

Në Ditën e Tokës, duke i shërbyer Tokës

Apr 23, 2018 0

Premtimet

  • Fushë Mbret
  • Krastë
  • Kusarth
  • Lagjia Vullnetari
  • Takim me fëmijët
  • Takim me gratë
  • Takim me gratë intelektuale
  • Takim me komisionin qytetar
  • Pune qe po behen
  • Sygjerime
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
Copyright 2016 FML.AL / All rights reserved