May 29, 2018 unemonitoroj Denoncime, Lajme, Sygjerime 0
Mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyjë dhe 4 liqeneve ndodhet zona e Funarit, e konsideruar gjërësisht si një perlë e pa shfrytëzuar e turizmit. Prej tre vitësh Bashkia e Elbasanit e promovon si një destinacion turistik, por mungesa e infrastrukturës duket i mban larg vizitorët dhe zonën nën potencialet e zhvillimit.
Ky vend ndodhet vetem 20 kilometra nga Elbasan ose 25 km nga Tirana.
Deri pak vite më parë Funari njihej pak dhe për të thuajse nuk flitej.
Por tashmë po kthehet në një destinacion turizmi duke shfrytëzuar bukuritë naturore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdha të vendit.
4 rezervuarë me ujë të smeraldë që i japin freski e bukuri kodrave mbuluar me pyje.
Prej tre vitesh Aty organizohet Funari Fest, një organizim që synon promovimin e turizmit bazuar në bukuritë natyrore dhe të shkuarën historike.
Një lojë, piknik apo not mes ujit të kristaltë, është oferta e Funarit për çdo të apasionuar pas natyrës.
Por ndërsa Funari pret vizitorë, rruga që të çon atje nuk është në gjendjen e duhur, ndaj kërkohet ndërhyrje.
Peisazhi krahasohet me pamjet që vijnë nga liqenet alpine në Zvicër apo vende të tjera, por a duhen nxitur investimet private në zonë?
Kjo pyetje i ndan vizitorët. Disa i konsiderojnë të nevojshme, ndërsa të tjerë janë për ta shijuar natyrën në minimumin e shërbimeve.
/Ora News.tv/
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...