Jun 06, 2018 unemonitoroj Lajme, Sygjerime 0
Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, Forumi i Mendimit të Lirë, protestoi në një mënyrë krejt të veçnatë, kundër ndotjes së mjedisit. Në sheshin qëndror të qytetit të Elbasanit, u organizua një ekspozitë me postera ku ishin stampuar fotografi nga mjedise publike të ndotura nga mbetjet urbane të hedhura nga qytetarët.
Gjithashtu u përdorën fotografi nga aksionet që vullnetarët e organizatës kanë organizuar për pastrimin e mjedisit në bashkinë e Elbasanit. Konkretisht, në zonën turistike të kodrës së Krastës. Aktivistë të organizatës shprëndanë qindra fletëpalosje me apele mjedisore, drejtuar qytetarëve për të mos ndotur mjedisin, por edhe ndaj pushtetit vendor për të marrë masa.
Ekspozita u zhvillua në kuadër të projektit të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, “Monitorimi i pushtetit vendor dhe nxitja e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit”. Ky projekt realizohet nga Forumi i Mendimit të Lirë, si pjese e Rrjetit Kombëtar të Shoqatave Mjedisore ECIM në kuadrin e programit SENIOR II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe i financuar nga Ambasada Suedeze.
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...