Jun 09, 2018 unemonitoroj Lajme, Sygjerime 0
Kryetari i Bashkisë këmbëngul për financimin e rrugës Kuqan-Jagodinë-Bugjës-Muriqan. Rruga Kuqan-Jagodinë-Bugjës-Muriqan ka qenë çështja kryesore e diskutuar në takimin e llogaridhënies së qeverisë në Njësinë Administrative Shirgjan. Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini u tregua këmbëngulës për të marrë aprovimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për financimin e kësaj rruge. Më tej edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla theksoi rëndësinë e rrugës për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në këtë zonë, si një nga zonat me prodhuese në qark.
Ministri ka dhënë mbështetjen e tij për këtë financim duke vlerësuar edhe këmbënguljen, jo vetëm të banorëve, por sidomos të Kryetarit të Bashkisë dhe deputetëve. Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini gjithashtu bëri një përmbledhje të punës që është bërë në këtë njësi dhe për projektet në vijim:
Me ndërmjetësimin dhe advokimin e organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, banorët e fshatrave Jagodinë, Bujqës dhe Muriqan, i janë drejtuar me një peticion bashkiqë së Elbasanit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku këkrojnë me urgjencë ndërhyrjen për ndërtimin e rrugës që liodha fshatrat mes tyre, dhe me rrugën nacionale.
Këto janë zona që kultivojnë masivisht perimet. Por mungesa e rrugës ka bërë që ata të mos eksportojnë dot këto prodhime, ku kanë tregje të sigurta kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni.
Forumi i Mendimit të Lirë po e ndjek cështjen e rrugës së këtyre fshatrave, me mbështetjen e projektit “Lëviz Albania”.
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...