Bashkia Elbasan

  • Kthehu në faqen kryesore

  • Home
  • Premtimet
  • Premtimet Sipas Njesive
    • Fushë Mbret
    • Krastë
    • Kusarth
    • Lagjia Vullnetari
    • Takim me fëmijët
    • Takim me gratë
    • Takim me gratë intelektuale
    • Takim me komisionin qytetar
  • Lajme
  • Komente
  • Pune qe po behen
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Denoncime
  • Sygjerime
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Shembja në Rrugën e Elbasanit do të kushtojë gati 3 milionë euro

Sep 19, 2018 unemonitoroj Lajme, Sygjerime 0


Share

Një rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugën Tiranë-Elbasan dhjetorin e kaluar pritet t’i kushtojë taksapaguesve rreth 3 milionë euro për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjykuar se për të stabilizuar rrëshqitjen nevojitet ndërtimi i një gjysmëtuneli.

Rruga-Tirane-Elbasan-600x400

Tenderi për sipërmarrjen e punimeve u zhvillua së fundmi dhe rezultati i tenderit u shpall të martën. Sipas dokumentit të njoftimit të fituesit, të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, pati vetëm dy oferta konkurruese për këtë garë, nga e cila, njëra, oferta më e ulët, u skualifikua për mangësi në dokumentacion ndërsa oferta e kompanisë 2 T prej 371.2 milionë lekësh u shpall fituese.

Oferta fituese është sa 99.3% e fondit limit prej 374 milionë lekësh ndërsa oferta e skualifikuar ishte 341.2 milionë lekë. Sipas dokumentit të shpalljes fitues, konsorciumit të kompanive të ofertës së skualifikuar nuk dispononte disa licenca ndërsa njëra prej tyre rezultoi se nuk kishte paguar faturën e energjisë elektrike të muajit korrik.

Punimet pritet të zgjasin katër muaj, sipas dokumenteve të tenderit. Kur të përfundojë, ky segment rrugor pritet të shënojë një rekord tjetër në kosto, pasi segmenti i shembur sipas dokumenteve të tenderit është rreth 150 metra i gjatë dhe stabilizimi i çdo metri linear rrugë do të kushtojë afërsisht 20 mijë euro.

Rezultatet e tenderëve fare pranë fondit limit janë pothuajse të zakonshëm në rastet e tenderëve të thirrur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pak javë më parë, një tender tjetër me objekt “Përmirësimi rifreskimi sinjalistikës Vertikale/Horizontale në akset Kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore në Akset e Rajonit Jugor” u fitua nga kompania I.D.K – KONSTRUKSION për 248.6 milionë lekë nga afro 250 milionë që ishte fondi limit ose 99.4% e fondit limit. Në këtë rast në tender pati dy oferta, ku oferta humbëse ishte sa 99.5% e fondit limit dhe vetëm 0.05% mbi ofertën fituese. /Birn/

Share

  • tweet
Fiks Fare: 16 milionë lekë për shkollën e re në Bradashesh, bashkia e jep me qira Ndotja në Elbasan, të majtë e të djathtë në protestë kundër ndotësve

unemonitoroj

Related articles
  • Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin
    Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll...

    May 06, 2019 0

  • Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve
    Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan...

    Apr 20, 2019 0

  • Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet
    Krasta, destinacion i fundjavës. Zona...

    Apr 15, 2019 0

  • Rreziku nga përroi i Zaranikës
    Rreziku nga përroi i Zaranikës

    Apr 12, 2019 0

More in this category
  • Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin
    Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll...

    May 06, 2019 0

  • Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve
    Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan...

    Apr 20, 2019 0

  • Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet
    Krasta, destinacion i fundjavës. Zona...

    Apr 15, 2019 0

  • Rreziku nga përroi i Zaranikës
    Rreziku nga përroi i Zaranikës

    Apr 12, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin

Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një...

May 06, 2019 0

Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...
Read More
Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve

Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë...

Apr 20, 2019 0

Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet

Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e...

Apr 15, 2019 0

Rreziku nga përroi i Zaranikës

Rreziku nga përroi i Zaranikës

Apr 12, 2019 0

Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes: Po na rrezikohet jeta

Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes:...

Apr 10, 2019 0

Premtimet

  • Fushë Mbret
  • Krastë
  • Kusarth
  • Lagjia Vullnetari
  • Takim me fëmijët
  • Takim me gratë
  • Takim me gratë intelektuale
  • Takim me komisionin qytetar
  • Pune qe po behen
  • Sygjerime
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
Copyright 2016 FML.AL / All rights reserved