Bashkia Elbasan

  • Kthehu në faqen kryesore

  • Home
  • Premtimet
  • Premtimet Sipas Njesive
    • Fushë Mbret
    • Krastë
    • Kusarth
    • Lagjia Vullnetari
    • Takim me fëmijët
    • Takim me gratë
    • Takim me gratë intelektuale
    • Takim me komisionin qytetar
  • Lajme
  • Komente
  • Pune qe po behen
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Denoncime
  • Sygjerime
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Elbasani, bashkia e parë që teston funksionimin e Sistemit Informativ të Sportelit Unik

Oct 21, 2018 unemonitoroj Lajme, Pune qe po behen 0


Share

Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë pilot që teston funksionimin e Sistemit Informativ të Sportelit Unik (SISU) të zhvilluar nga projekti STAR2. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës për ofrimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët, duke reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme, distancat dhe burokracitë.

elbasani

Elbasani është një prej tre bashkive pilot (Elbasan, Poliçan, Pogradec) që kanë bërë progres me zhvillimin e projektimit të softuerit të Sportelit Unik. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini tha se projekti “Star2” ka dhënë dhe po jep një mbështetje shumë të dobishme për qeverisjen vendore nëpërmjet tre drejtimeve të tij: ngritja e kapaciteteve të stafeve; përmirësimi i dhënies së shërbimeve dhe ndihmës për të pasur një qeverisje vendore më demokratike dhe transparente. Zoti Sejdini theksoi se, përmirësimi i dhënies së shërbimeve është shumë I rëndësishëm për Bashkinë e Elbasanit pasi në qendër të punës së saj është shërbimi ndaj qytetarit me cilësi dhe në kohë sa më të shpejtë. Drejtoresha e PNUD-it në Shqipëri, Limya Eltayeb, theksoi se: “Përdorimi i një sistemi të tillë inovativ dhe vënia në zbatim e një programi të mirë IT nuk mjafton për të dhënë një zgjidhje të plotë. Sistemi i ri përbën një ndryshim në kulturën e punës, gjë që kërkon jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e tij, por edhe angazhimin e punonjësve bashkiakë për të mësuar rreth sistemit dhe për ta përdorur atë në mënyrë perfekte. Modernizimi i ofrimit të shërbimeve përmes përdorimit të teknologjisë nuk përbën një objektiv në vetvete, por ka të bëjë me përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve, reduktimin e burokracive dhe procedurave, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së punës së administratës vendore, dhe rritjen e besimit dhe kënaqësisë së qytetarëve kundrejt administratës publike”.

Ngritja e këtij sistemi do të sjellë përfitime si për bashkitë, ashtu edhe për qytetarët, më konkretisht nëpërmjet: garantimit të shërbimeve të standardizuara dhe lehtësisht të aksesueshme, duke përfshirë zvogëlimin e distancave të udhëtimit drejt pikave të ofrimit të shërbimeve dhe shkurtimin e kohës së nevojshme, vënies në dispozicion të të dhënave dhe treguesve kryesorë të performancës për stafet dhe sektorët; reduktimit të dokumentacionit fizik në sajë të komunikimit të brendshëm elektronik dhe reduktimit të proceseve burokratike. Ngritja dhe demonstrimi i këtij sistemi ka përfshirë ndër të tjera edhe konsultime me përdoruesit e sistemit në bashkitë përfituese lidhur me bashkëprojektimin dhe harmonizimin e sistemit SISU. Në këtë kuadër janë zhvilluar edhe konsultime me institucione qendrore kyçe, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit – e cila strehon sistemin. Kjo synon të garantojë lidhjen e sistemit me baza të ndryshme kombëtare të të dhënave, në mënyrë që shërbimet e ofruara në nivel vendor të jenë të integruara dhe të shumëfishta. Sistemi do të lançohet rreth një muaj pas demonstrimit.

Share

  • tweet
Lumi Shkumbin merr tokë. Banorët e Labinot-Fushë kërkojnë të merren masa Elbasan/ Nxënësit nuk kanë transport, bllokojnë furgonin e mësuesve

unemonitoroj

Related articles
  • Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin
    Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll...

    May 06, 2019 0

  • Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve
    Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan...

    Apr 20, 2019 0

  • Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet
    Krasta, destinacion i fundjavës. Zona...

    Apr 15, 2019 0

  • Rreziku nga përroi i Zaranikës
    Rreziku nga përroi i Zaranikës

    Apr 12, 2019 0

More in this category
  • Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin
    Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll...

    May 06, 2019 0

  • Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve
    Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan...

    Apr 20, 2019 0

  • Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet
    Krasta, destinacion i fundjavës. Zona...

    Apr 15, 2019 0

  • Rreziku nga përroi i Zaranikës
    Rreziku nga përroi i Zaranikës

    Apr 12, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një domosdoshmëri për qytetin

Elbasani pa muze arkeologjik. U mbyll në vitin 1993, rikthimi një...

May 06, 2019 0

Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...
Read More
Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve

Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë...

Apr 20, 2019 0

Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e preferuar për Elbasanin, por mungojnë investimet

Krasta, destinacion i fundjavës. Zona e...

Apr 15, 2019 0

Rreziku nga përroi i Zaranikës

Rreziku nga përroi i Zaranikës

Apr 12, 2019 0

Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes: Po na rrezikohet jeta

Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes:...

Apr 10, 2019 0

Premtimet

  • Fushë Mbret
  • Krastë
  • Kusarth
  • Lagjia Vullnetari
  • Takim me fëmijët
  • Takim me gratë
  • Takim me gratë intelektuale
  • Takim me komisionin qytetar
  • Pune qe po behen
  • Sygjerime
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
Copyright 2016 FML.AL / All rights reserved