Nov 12, 2018 unemonitoroj Lajme, Sygjerime 0
Reagon bashkia/ E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Drejtoresha e Politikave Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti u shpreh se bashkia do ofrojë bonus qiraje për 1 vit për familjet që preken nga projekti i Unazës së Re. Ruseti u shpreh se është bërë një vlerësim social-ekonomik për familjet e prekura nga projekti dhe se po shihet mundësia se si mund të ndihmohen për një përudhë afatgjatë këto familje.
“Unaza e Re është një projekt madhor që prek disa familje dhe biznese. Nga vlerësimi paraprak, bëhet fjalë se Unaza është e ndarë në 5 lote. Ka disa objekte që janë të ndërtuara në mënyrë jo formale dhe me këtë pjesë po merret ALUZINI. Kemi bërë një vlerësim social ekonomik për familjet e prekura. U kemi treguar se si do ndihmohen këto familje. Ne po diskutojmë për t’u ofruar bonus qiraje për 1 vit për këto familje. Gjatë kësaj kohe do shohim si mund të zgjidhim problemin e tyre për një periudhë afatgjatë. Mund të jenë programe të ndryshme si kredia e butë apo banesat sociale.
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Apr 20, 2019 0
Apr 15, 2019 0
Apr 12, 2019 0
May 06, 2019 0
Share Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve, shkruan TCH. VIDEO E TCH Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e...