Me 27 prill te vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.Pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, por po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.