Jan 26, 2019 besmir Denoncime, Lajme 0
Punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës janë pezulluar përkohësisht.
Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi njoftuan për këtë vendim banorët që kundërshtuan projektin dhe kërkojnë anulimin e tij, shkruan “OraNews”.
Por gjatë një dëgjese publike ministrja e Infrastrukturës nuk përmendi fjalën anulim.
Banori: E dua shqip llafin. Do ta bësh apo anulosh. Po e anulove do hysh në histori”
Balluku: Këtu janë pezulluar punimet
Balluku tha se qeveria mbështet investimet por interesat e publikut janë më të rëndësishme. Balliku tha se punimet do të rinisim vetëm pasi të vërtetohet se nuk do të ketë dëmtim të mjedisit.
Sipas banorëve, ngritja e hidrocentralit nuk do të linte më ujë për tokat dhe bagëtinë. Por kompania argumenton se ka zbatuar të gjitha proçedurat
Banori: “Ne do na mungojë uji për vaditjen, blegtorinë”
Edhe kreu i ministrisë së Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se Holta është një zonë me përparësi turizmin.
Blendi Klosi: Mbështesim zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e gjelbërt. Do të marrim qëndrimet e drejta
Por deputeti i zonës Taulant Balla, u tregua më i ashpër dhe premtoi se nuk do të lejoj dëmtimin e zonës
Taulant Balla: Me garancitë që një qime floku ti preket kësaj bukurie natyrore do shkohet në anulim.
Prej disa ditësh ambjentalistë dhe qytetarë kanë protestuar dhe kanë kërkuar anulllimin e pojektit për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës.
Apr 09, 2019 0
Mar 01, 2019 0
Jan 26, 2019 0
Jan 24, 2019 0
Apr 09, 2019 0
Mar 01, 2019 0
Jan 26, 2019 0
Jan 24, 2019 0