May 06, 2019 unemonitoroj Lajme, Punë që po bëhën 0
Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimti Rural, Bledi Çuçi ishte në Lezhë për të parë nga afër punimet që po kryhen në kanalin kryesor kullues në Zejmen, Tale. Ministri shoqërohej nga deputeti i qarkut z.Pjerin Ndreu. Ky investim i rëndësishëm me vlerë rreth 5.5 milionë lekë kullon rreth 1300 Ha tokë. Punimet kanë nisur në muajin mars dhe pritet që të përfundojnë javën e ardhshme.
“Përveç kësaj duhet të kemi edhe një plan të qartë, që çfarë kemi zona emergjente në rast përmbytjesh të kemi projektet gati dhe të vëmë në dispozicion një fond që kemi për emergjencat. Kjo me qëllim që të mos kemi më përmbytje siç kemi pas më parë”, tha ministri Çuçi.
Nga punimet rehabilituese në kanalin kullues të Zejmenit, me gjatësi rreth 9.2 Km janë nxjerrë mbi 5 mijë metër kub dhera. Së shpejti do të ketë ndërhyrje edhe në zonat problematike të shtratit të lumit Drin, duke përfshirë edhe zonën e qytetit të Lezhës.
May 18, 2019 0
May 17, 2019 0
May 14, 2019 0
May 06, 2019 0
May 18, 2019 0
May 17, 2019 0
May 14, 2019 0
May 06, 2019 0
May 18, 2019 0
SharePushuesit që do të zgjedhin plazhin e Tales këtë verë do të kenë një zgjidhje për të shmangur trafikun. Një rrugë lidhëse që përshkon fshatin Mylte po ndërtohet nga Bashkia e Lezhës për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike ndërsa do të shkurtojë me 8 km distancën me...