Bashkia Selenice

  • Home
  • Lajme
  • Premtime
  • Punë që po bëhen
  • Komente
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Sygjerime
  • Denoncime

Vlorë, Rama: Rrisim kapacitetet për shkollat e tjera profesionale në vend

Apr 02, 2018 besmir Lajme, Punë që po bëhen 0


Arsimi profesional cdo ditë e më shumë po shihet si një mundësi për punësim real. Nga Vlora, ku vizitoi ambientet e shkollës profesionale “Pavarësia”, kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi me ndërmarrjet dhe futja e tyre në shkolla, është çelësi i ndryshimit, që do të sjellë më shumë kerkësa për profesionistët. Edhe në shkollat e tjera në vend, po mendohet shtimi i kapaciteteve për shkak të kërkesës së tregut.

Gjatë një vizitë në shkollën profesionale “Pavarësia” në Vlorë, kryeministri Edi Rama tha se bashkëpunimi me ndërmarrje apo biznesë të ndryshme do të ofrojë punësim real për nxënësit që kryejnë arsimin profesional.

Ashtu si në shkollën “Pavarësia” që vlerësohet si model, Rama theksoi se po punohet  edhe në qytete të tjera për shtimin e kapaciteteve në shkollat profesionale.

Rama: “Sistemi i bashkëpunimit me ndërmarrjet, i futjes së ndërmarrjeve në shkolla dhe i lidhjes së nxënësve me vendin e mundshëm të punës në ndërmarrje, është çelësi i gjithë ndryshimit. Tani problemi është të rrisim kapacitetin, edhe këtu, por dhe në gjithë qytetet e tjera. Do ketë gjithmonë e më shumë kërkesa, sepse kanë filluar ta kuptojnë që kjo fushë do të ketë punësim real për shumë njerëz dhe prindërit sidomos kanë filluar të bëhen shumë të ndjeshëm. Plus që të kemi mundësi të rrisim kapacitetin për trajnime të atyre që janë në mosha jashtë shkollore dhe që faktikisht shumë herë nuk dinë të bëjnë gjë, pavarësisht se kanë dëshirë për punë dhe refuzohen nga ndërmarrjet.” 

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli u shpreh se shumë nga nxënësit e shkollës janë vlerësuar me certifikata nga bashkia për punët e tyre, duke vendosur kështu një bashkëpunim të ri mes institucioneve.

Shkolla profesionale Industriale “Pavarësia”, në Vlorë, numëron këtë vit shkollor 700 nxënës, ose dyfish më shumë, krahasuar me 4 vite më parë, në profilet Elektroteknikë, Mekanikë, Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Termohidraulikë. Gjithashtu, ajo iu ofron nxënësve të saj mundësinë për të zhvilluar praktikat profesionale në biznese të rëndësishme.


  • tweet
Rreziku nga përmbytjet, evakuohen disa familje në Vlorë Lame zbulon skemën e grabitjes së tokave në bregdet, 30 mijë vendime në verifikim

besmir

Related articles
  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga...

    Mar 25, 2019 0

  • Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari
    Punonjësit e Ujësjellësit të...

    Mar 16, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë...

    Jan 31, 2019 0

More in this category
  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga...

    Mar 25, 2019 0

  • Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari
    Punonjësit e Ujësjellësit të...

    Mar 16, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë...

    Jan 31, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te fundit

  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa...

    Mar 25, 2019 0

  • Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari
    Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa...

    Mar 16, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë...

    Jan 31, 2019 0

  • Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë për pagat
    Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë...

    Dec 19, 2018 0

  • Apeli/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2500 lekë në muaj
    Apeli/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në...

    Dec 18, 2018 0

  • Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i ri parashikon që ta bëjë qeveria
    Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i...

    Nov 11, 2018 0

  • Publikohen rezultatet e sondazhit për 61 kryetarët e bashkive: Ja kush punoi mirë dhe kush është i korruptuar
    Publikohen rezultatet e sondazhit për 61 kryetarët e...

    Nov 01, 2018 0

All rights reserved