Bashkia Selenice

  • Home
  • Lajme
  • Premtime
  • Punë që po bëhen
  • Komente
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Sygjerime
  • Denoncime

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari

Mar 16, 2019 besmir Denoncime, Lajme 0


Plot 49 punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë e Selenicës, prej 8 muajsh nuk po marrin pagat. Në një mesazh drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ata kërkojnë ndihmë për problemin e tyre, por nuk mund të dalin të ankohen para kamerës, pasi rrezikojnë vendin e punës.

Bashkëpunëtorët e “Fiksit” shkuan në zyrat e Ujësjellësit, ku punonjësit e administratës thanë se kanë dalë 3 paga këto ditët e fundit, nga presioni se “Fiksi” po interesohej. Por kjo nuk rezultoi e saktë, pasi punonjësit jashtë kamerës e mohuan t’i kenë marrë këto 3 paga.

Edhe vet shefi i Financës së Sh.a. Ujësjellësit të Selenicës shprehet se ankesa e punonjësve qëndron. “Të gjithë ne jemi pa paga prej 7-8 muajsh”, tha ai. Ai tregon se të ardhurat që mblidhen nga abonentët nuk mbulojnë pagat e punonjësve, ndaj duhen patjetër subvencionet e bllokuara nga Thesari.

Bashkia e Selenicës ka nën administrim 47 fshatra, 32 prej të cilave furnizohen me ujë të pijshëm, duke arritur në 4.250 abonentë. 1.700 prej tyre janë larguar dhe paguajnë vetëm tarifën 100 lekë. Po ashtu, 300 abonentë janë me ndihmë ekonomike dhe nuk paguajnë fare për shkak të pamundësisë.

Në Sh.a. Ujësjellësin e Selenicës nevojiten rreth 12 milionë lekë në muaj për pagat, e ndërkohë mblidhen nga abonentët vetëm 1 milion. Pra, pa subvencionet e qeverisë, të cilat janë të bllokuara për shkak të detyrimeve që kanë pasur ish-komunat ndaj OSHEE-së, është e pamundur që punonjësit të paguhen rregullisht.


  • tweet
Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)

besmir

Related articles
  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga...

    Mar 25, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë...

    Jan 31, 2019 0

  • Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë për pagat
    Punonjësit e ujësjellësit të...

    Dec 19, 2018 0

More in this category
  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga...

    Mar 25, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë...

    Jan 31, 2019 0

  • Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë për pagat
    Punonjësit e ujësjellësit të...

    Dec 19, 2018 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te fundit

  • Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim
    Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa...

    Mar 25, 2019 0

  • Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari
    Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa...

    Mar 16, 2019 0

  • Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin Treblovë (foto)
    Bashkia Selenicë është duke kryer punime, në fshatin...

    Feb 10, 2019 0

  • Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu
    Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë...

    Jan 31, 2019 0

  • Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë për pagat
    Punonjësit e ujësjellësit të Selenicës, në protestë...

    Dec 19, 2018 0

  • Apeli/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2500 lekë në muaj
    Apeli/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në...

    Dec 18, 2018 0

  • Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i ri parashikon që ta bëjë qeveria
    Bashkive iu hiqet shërbimi i veterinarisë, projektligji i...

    Nov 11, 2018 0

  • Publikohen rezultatet e sondazhit për 61 kryetarët e bashkive: Ja kush punoi mirë dhe kush është i korruptuar
    Publikohen rezultatet e sondazhit për 61 kryetarët e...

    Nov 01, 2018 0

All rights reserved