• Kthehu në faqen kryesore

Bashkia Tirane

  • Kthehu në faqen kryesore

  • Home
  • Premtimet
  • Premtimet sipas njesive
    • Baldushk
    • Bërzhitë
    • Farkë
    • Kashar
    • Krrabë
    • Njësia Nr. 1
    • Njësia Nr. 2
    • Njësia Nr. 4
    • Njësia Nr. 8
    • Njësia Nr.5
    • Njësia Nr.6
    • Njësia Nr.7
    • Njësia Nr.9
    • Njësinë Nr. 10
    • Pezë
    • Zallbastar
    • Biznesi dhe dhoma e tregtisë
    • Kopshti Zoologjik
    • Infrastruktura dhe trafiku
    • Hipotekat dhe ndërtimet
    • Ndotja dhe mjedisi
    • Premtimet për kujdesin social dhe veteranët
    • Premtimet për shkollat
    • Premtimet për turizmin
    • Sporti dhe stadiumi Selman Stërmasi
    • Të rinjtë dhe studentët
  • Lajme
  • Komente
  • Punë që po bëhen
  • Vendimet e Këshilit Bashkiak
  • Denoncime
  • Sygjerime

Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror

Nov 16, 2018 unemonitoroj Komente, Lajme 0


Tirana/ Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

tirana

 “Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë. “Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ‘Skënderbej’, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës”, shtoi ai.

Duke sjellë si shembull këndin e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin. “Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tone, ju jam shumë mirënjohës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve sociale. “Mezi pres që të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit me këto ndryshime. Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet”, tha Veliaj.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.


  • tweet
Video/ Tirana ndez pemën e festave të fundvitit "Projekti për Unazën në përputhje të plotë me ligjin"

unemonitoroj

Related articles
  • Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”
    Nis puna për rehabilitimin e bllokut...

    May 13, 2019 0

  • Bashkia Tiranë linjë të re ujësjellësi, përfiton blloku i Kodër-Kamzës e Bregu i Lumit
    Bashkia Tiranë linjë të re...

    May 04, 2019 0

  • Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza
    Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet...

    Apr 28, 2019 0

  • Pastrohen mbetjet mes pallateve. Bashkia do e kthejë në një kënd lodrash
    Pastrohen mbetjet mes pallateve....

    Apr 24, 2019 0

More in this category
  • Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”
    Nis puna për rehabilitimin e bllokut...

    May 13, 2019 0

  • Bashkia Tiranë linjë të re ujësjellësi, përfiton blloku i Kodër-Kamzës e Bregu i Lumit
    Bashkia Tiranë linjë të re...

    May 04, 2019 0

  • Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza
    Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet...

    Apr 28, 2019 0

  • Pastrohen mbetjet mes pallateve. Bashkia do e kthejë në një kënd lodrash
    Pastrohen mbetjet mes pallateve....

    Apr 24, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të Fundit

  • Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”
    Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në...

    May 13, 2019 0

  • Bashkia Tiranë linjë të re ujësjellësi, përfiton blloku i Kodër-Kamzës e Bregu i Lumit
    Bashkia Tiranë linjë të re ujësjellësi, përfiton...

    May 04, 2019 0

  • Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza
    Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës...

    Apr 28, 2019 0

  • Pastrohen mbetjet mes pallateve. Bashkia do e kthejë në një kënd lodrash
    Pastrohen mbetjet mes pallateve. Bashkia do e kthejë në...

    Apr 24, 2019 0

  • Investimet në zonat rurale, bashkia e Tiranës rehabiliton disa rrugë
    Investimet në zonat rurale, bashkia e Tiranës rehabiliton...

    Apr 22, 2019 0

Copyright 2016 FML.AL / All rights reserved